VMRO-DPMNE të martën ka kërkuar interpretim urgjent të Kodit Zgjedhor prej Komisionit për Antikorrupsion. Por nga ky Institucion akoma pa përgjigje.

“Akoma nuk kemi marrë përgjigje”, tha Ane Lashkovska – VMRO-DPMNE.

Kjo ishte e tëra që opozita kishte për të thënë në lidhje me përgjigjen për çështjen nga e cila varet teza e tyre se shkarkimi i Marko Zvërlevskit është i kundërligjshëm. Sipas informatave jozyrtare, anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion janë në pushim. E aq më shumë që zgjatë pauza e tyre, zgjat edhe procedura në Kuvend. Sipas informatave jozyrtare, anëtarët e Komisionit kthehen në punë të hënën. Por, deri në këtë moment së paku për Alsat M, ky institucion mbetet i mbyllur për përgjigje zyrtare. Arsyeja e insistimit të VMRO-DPMNE -së për përgjigje nga Komisioni i Antikorrupsionit ndërlidhen me një aline të Nenit 8, i cili mes tjerash pas shpallje së zgjedhjeve ndalon:

“Të niset procedurë për punësimin e personave të ri ose procedurë për ndërprerjen e marrëdhënieve të punës në institucione shtetërore dhe publike, kurse procedurat e nisura vihen në pushim, përveç për punë urgjente dhe të paprolongueshme”.

Leximi i VMRO-DPMNE-së sipas Ane Lashkovskës është:

“Ligji… thotë që institucionet nuk guxojnë të emërojnë dhe shkarkojnë funksionarë”, u shpreh Ane Lashkovska – VMRO-DPMNE.

Për një pjesë të anëtarëve të Komisionit, kjo dispozitë ligjore do të thotë se ndalohen punësimet në administratë, e jo procedurat për zgjedhje emërime dhe shkarkime. Ndërkaq, edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi është kundër logjikës që Komisioni për Antikorrupsion të interpretoj ligje nga të cilat do të varet se si do të veprojë institucioni i cili i sjell ligjet. Edhe përkundër tentativave nuk e kemi të njohur mendimin personal të kryetarit të këtij komisioni, Igor Tanturoski, i cili ndryshe në vitin 2012 ishte në llistën e donatorëve të VMRO-DPMNE -së me 60 mijë denarë.

Alsat-M

Shpërndaj me