Opozita sot paraqiti edhe një interpelancë, e katërta me radhë për ministrat e Qeverisë së re. Bëhet fjalë për ministrin e kulturës, Robert Allagjozovskin. Sipas VMRO-DPMNE-së, Allagjozovski në 70 ditët e kaluara i ka shkaktuar dëme të mëdha kulturës. Si arsye themelore për interpelancën është rishikimi I buxhetit, me çka janë shkurtuar mjete për gjurmime arkeologjike, veprimtari filmike dhe për disa objekte të kulturës.

Shpërndaj me