VMRO-DPMNE sot në një kumtesë e kualifikoi kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev si “rob të dëshirës për pushtet i përgatitur të gëlltit çfarëdo deklarate antishtetërore vetëm që të krijojë qeveri”.

Sipas VMRO-DPMNE-së, partnerët e koalicionit të Zaevit nga Aleanca për Shqiptarët dje edhe një herë kanë konfirmuar se për ata nuk është me rëndësi interesi shtetëror, por çështja kombëtare e shqiptarëve gjegjësit se do të bëjnë koalicion për shkak përmbushjes së kërkesave nga e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” me LSDM-në.

Për dallim nga Zaevi dhe zyrtarët e LSD-së, thuhet në kumtesë qytetarët nuk duan dygjuhësi, binacionalitet, bankënota dy gjuhësore, ndryshim të emrit, stemës dhe himnit dhe ndryshim të emrit sipas modelit grek, ndërsa më pak duan federalizmi të shtetit.

Shpërndaj me