VMRO-DPMNE-ja sonte do të zgjedhë Komitetin e ri Ekzekutiv të partisë. Anëtarët e ri të ekzekutivit partiak do të duhet të zgjidhen nga Komiteti Qendror. Jozyrtarisht flitet se në Komitetin Ekzekutiv do të ketë emra të ri duke lënë kështu jashtë disa ish anëtarë. Përveç kësaj, partia ka paralajmëruar edhe ndryshim të statutit të saj. Ndryshimet në VMRO vinë disa javë pasi kjo e fundit zgjodhi kryetarin e ri, në një Kongres të parakohshëm i cili u shoqërua me pakënaqësi nga disa funksionarë të lartë të saj si Ilija Dimovski, Antonio Milloshovski, Trajko Veljanovski, etj.

Shpërndaj me