Kompania e njohur e lëngjeve në Maqedoni VIVA ka fituar çmimin prestigjioz “The Licensed produkt of the Year award-2016” që e ndan Disney, për prodhim të vitit në pajtueshmëri me cilësinë e lartë dhe të veçantë të lëngjeve natyrale për fëmijë me karakteret e Frozen dhe Avengers. Nga kjo kompani thonë se çmimi në fjalë paraqet vullnet shtesë për angazhimet e mëtutjeshmë të kompanisë, zhvillimin e prodhimeve të reja me cilësi të lartë dhe gjithmonë konsumatorëve tu ofrohet  ajo që është më e mira. Çmimin në fjalë, kompania VIVA e mori në ngjarjen ndërkombëtare që u mbaj në Serbi ku ishin prezent të gjithë bashkëpunëtorët e Disney nga e gjitha Evropa. VIVAKS është kompania e parë në Ballkan që nisi bashkëpunimin me Disney dhe Marvel për prodhimin e lëngjeve natyrale për fëmijë. Lëngjet VIVA Disney  janë prezente në tregjet e Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

Alsat-M

Shpërndaj me