Operatori i telefonisë celulare VIP, 10 vjetorin e themelimit në Maqedoni e shënoi me oferta për të gjitha paketat e reja dhe të rinovuara me kontratë. Modelet tarifore Vip Mobile L dhe Vip Family Hero marrin si promovim 10 gigabajt internet, 4G super të shpejtë përgjithmonë. Edhe paketat e tjera kanë gigabajt shtesë internet. Ndryshe, dekadën VIP zgjeroi akticitetet edhe me shërbimet e telefonisë mobile, fikse, internetit dhe televizionit. Vetëm vitin e kaluar Vip ka investuar mbi 35 milionë euro në ndërtimin e rrjetit 4G LTE dhe 4G+, për të mundësuar transferimin më të shpejtë, më cilësor dhe stabil të të dhënave si dhe komunikimin më bashkëkohor celular dhe thirrje me cilësi HD. Me ndërtimin e mbi 750 stacione bazë në të gjithë vendin, Vip mundëson mbulimin e mbi 99.8% të popullsisë, njoftoi kreu i kompanisë Dimitar Kovaçevski. Ai shtoi se rrjeti është shumë stabil.

VIP e ka rrjetin më modern dhe më bashkëkohor në Republikën e Maqedonisë, që është tërësisht në pronësi të vet, dhe i cili është financuar plotësisht nga fondet e kompanisë në vlerë prej 35 milionë euro në vitin 2016. Në vitin 2017 ne vazhdojmë më tej me investime – Dimitar Kovaçevski, drejtor ekzekutiv i one.Vip.

Alsat-M

Shpërndaj me