Operatori one.Vip prej sot klientëve u ofron paketë të re “VIP Kombo boks” me të cilën përdoruesit e marrin zgjidhjen më të mirë për internet më të shpejtë, telefoni fikse dhe televizion. Sipas drejtorit Dimitar Kovaçevski, me këtë paketë qytetarët do të kenë internet të shpejtë edhe në vendet më të largëta, ku më parë ishte e pamundur të kenë internet. Përdoruesit do mund të marrin tre lloje të paketave me dy, tre dhe katër shërbime dhe të kenë internet, biseda të pakufizuara dhe të shikojnë deri në 50 kanale në receptorët e tyre televiziv.

VIP Kombo boks, është i përkryer për të gjithë përdoruesit të cilët duan internet të shpejtë dhe telefoni fikse për shtëpitë e tyre dhe për të gjithë ata që ditët e verës i kalojnë në vikend shtëpitë e tyre, madje edhe për ata që kanë nevojë për internet të shpejtë në vendin e punës. Me VIP Kombo boks interneti është në dispozicion jo vetëm në zonat urbane, por edhe në zonat rurale, dhe metoda e thjeshtë e lidhjes dhe përdorimit e bën këtë produkt edhe më tërheqës – deklaroi Dimitar Kovaçevski- Drejtor i VIP.

Alsat-M

Shpërndaj me