Nju Delhi hapi dyert e Auto Ekspo 2018 ku u ekspozuan dhjetëra modele luksoze të veturave dhe motoçikletave më të reja. Shfaqjen në ekspozitë e vodhi Mercedesi me tipin Mercedes-Maybach S 650 e cila kap koston e 420 mijë dollarëve amerikanë. Maybach S 650 është i pajisur me një motor prej 630 kuajsh fuqi. Jo pak për të dëshiruar lë edhe interieri i brendshëm i cili veç tjerash përfshin ulëse me sistem masazhi. Pas Mercedesit vinë prodhimi i brendit BMW tipi BMW 630 Gran Turismo Sport me vlerë prej më shumë se 90 mijë dollarësh.

Krijuesit e makinave luksoze vlerësojnë se ato zënë shumë pak vend në tregun global.

Tregu i makinave luksoze është shumë i vogël krahasuar me standardet botërore. Ne zëmë1.2 për qind të totalit në auto industrinë. Kemi shpresa se ky nivel munde tët rritet”, tha Vikram Pauah, president i BMW gruop India.

Megjithatë për ato që mendojnë se veturat luksoze janë shumë të shtrenjta, Auto Ekspo India ka menduar një alternativë më të lirë. Adhuruesit e makinave për çmim shumë të ulet munden të marrin një model miniaturë të veturës të tyre të preferuar.

Shpërndaj me