Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se pret që çështja e demarkacionit me Malin e Zi të zgjidhet shume shpejtë. Ai pranoi se kjo çështje do të duhej të ishte zgjidhur. Gjithashtu tha se Gjykata Speciale do të krijohet dhe se figurat e rëndësishme politike janë te gatshme të përballen qoftë edhe me akuzat qe mund te ngrihen nga kjo gjykatë. Z. Veseli tha se Kosova është tashmë importuese stabiliteti e jo konsumuese e paqes.

Këto deklarata ai i beri gjate intervistës për Programin 200, ne prag të shënimit të 10 vjetorit te pavarësisë se Kosovës.

Intervistën mund ta ndiqni sonte ne ora 22.30.

Shpërndaj me