Me performancën e grupit amerikan të xhazit For plej, në Teatrin antik në Ohër filloi edicioni i 57-të i festivalit Vera e Ohrit. Festivalin e hapi presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa ministri i Kulturës Robert Allagjozovski tha se manifestimit i duhet një frymë e re moderne. Festivali Vera e Ohrit do të vazhdojë deri më 20 gusht, deri kur është planifikuar të mbahen 57 ngjarje.

Për 57 vjet Festivali Vera e Ohrit, është pjesë e rrugës sonë, të fuqisë së artit. Në këtë rrugë çdo vit kalojnë artistë të shquar nga Maqedonia, Evropa dhe bota. Prej kësaj nuk ka mënyrë më të mirë për ta filluar udhëtimin tonë përveçse nëpërmjet xhazit, emri i dytë i të cilit është liria- tha President i Maqedonisë Gjorge Ivanov.

Pas më shumë se gjysmë shekulli ndërtimi të Verës së Ohrit, manifestimi qëndron i ballafaquar me sfidat e kohës moderne, narrativet e reja kulturore, teknologjitë e reja, shprehjet artistike dhe audienca e re. Jemi të sigurt se në periudhën që vjen Vera e Ohrit, do të ofrojë vizion të ri të kohëve të reja- tha Ministër i Kulturës, Robert Allagjozovski.

 

Shpërndaj me