Greg Stinis dhe djali i tij Stefan posedojnë një kompani e cila bën vepra arti në qielli duke shkruar fjalë të ndryshme përmes tymit të aeroplanit. Tekstet e ndryshme në qiell I shkruajnë një grup prej pesë pilotësh. Për të bërë shkronjën “I” secili prej pilotëve nxjerr nga një tym nga aeroplani I tij, ndërkaq për shkronjën “L” nevojitet katër herë tymosje e aeroplanëve.

Shumica e pilotëve të mi, kanë bërë afërsisht rreth 10.000 orë fluturim, ata janë me përvojë të madhe. Kur ne fluturojmë, shkon afërsisht 45 minuta derisa ngjitemi në qiell. Shkruarja e një mesazhi në qiell shkon deri në 20 shkronja, ndonjëherë në 25 dhe është rreth pesë kilometra për nga gjatësia. Unë merrem me këtë gjë jo vetëm pse është qejf, por edhe e dua fluturimin. Njerëzit për të cilët e bëjmë fluturimin, janë shumë emocional- thotë Greg Stinis, pronar i “Sky Writers.

Familja Stinis merret me këtë gjë prej prej vitit 1931. Fillimisht babai i Greg ia ka trashëguar djalit të tij këtë profesion, e më pas Greg djalit të tij, duke ë shndërruar këtë në biznes familjar.

Vjollca Aliti

Shpërndaj me