Ushtria e Ukrainës tha se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur në luftimet kundër separatistëve pro-rusë, në lindje të vendit.

Ushtria tha po ashtu se, separatistët kanë kryer 66 sulme me mortaja kundër caqeve të ushtrisë në rajonet Donjeck dhe Luhansk.

Dhuna është përshkallëzuar javët e fundit dhe është dënuar fuqishëm nga vendet perëndimore dhe organizatat ndërkombëtare.

Ministrat e Jashtëm të Ukrainës, Gjermanisë, Francës dhe Rusisë pritet të takohen të shtunën, në Konferencën e Mynihut për Sigurinë, për të diskutuar krizën.

Mbi 9,750 njerëz janë vrarë prejse ka shpërthyer konflikti në lindje të Ukrainës, në mars të vitit 2014.

Shpërndaj me