Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri, Zoran Zaev sot e vazhdon vizitën zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Zaev sot do ta vazhdojë vizitën me mëngjes pune me delegacionin e afaristëve sllovenë.

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Milan Bërglez, si dhe me presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor,

Në përbërje të delegacionit të Maqedonisë janë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikolovski, ministri pa portofol i angazhuar për Diasporë Edmond Ademi dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Viktor Dimovski.

Kryeministri Zaev dje u takua me kryeministrin slloven Miro Cerar, ndërsa ministrat në Qeverinë e Maqedonisë të cilët janë pjesë e delegacionit kishin takime bilaterale me kolegët e tyre nga Qeveria sllovene, ndërsa pastaj u mbajt edhe takim i përbashkët, plenar i ministrave të dy qeverive.

Shpërndaj me