Liqeni i Ohrit sot ishte i “ngjyrosur në të bardhë”. Rreth 20 varka me vela së bashku me ekuipazhin e tyre morën pjesë në manifestimin tradicional të njohur si “Ohrid Sailing Cup”. Liqeni i qetë dhe moti i mirë në Ohër mundësuan që në këtë ngjarje të pazakontë garuesit me vela të sjellin përjetim të vërtetë për pjesëmarrësit. Organizatorët thonë se ky sport ngadalë po kthehet në Ohër dhe Strugë.

Tendenca e “Ohrid Sailing Cup” është që të bëhet manifestim i famshëm për Ohrin, por edhe të kontribuojë për zhvillimin e lundrimit, zhvillimin e turizmit nautik dhe shfrytëzimin e Liqenit të Ohrit si teren sporti”, tha Stefan Stavrev, “Akuatika Jahting” – Ohër.

Problem për lundruesit mbetet mospasja e marinës përkatëse ku do të parkoheshin këto mjete lundruese, ndërsa ndërtimi i saj po paralajmërohet tashmë 20 vite.

Zhvillimi i turizmit me jahte dhe përdorimi i varkave me vela është në rritje. Imazhi i Liqenit të Ohrit nga dita në ditë po ndryshon dhe një mirënjohje shkon për të gjithë që kanë vendosur për një sport dhe rekreacion të këtillë. Ana e dobët e Ohrit është se me vite të tëra nuk u zgjidh problemi me vendosjen e çfarëdo lloji të objekteve lundruese, e jo vetëm të varkave me vela”, tha Goran Ustijanoski, kapedan në kapedaninë e Ohrit.

Për momentin janë regjistruar rreth 30 varka me madhësi të ndryshme. Në këtë ngjarje që kishte karakter garues morën pjesë 16 ekuipazhe, mes të cilëve edhe një i grave. Pjesëmarrësit kryesisht ishin nga Ohri, Struga, Shkupi, Polonia por edhe nga Serbia.

Miki Trajkovski

Shpërndaj me