Kampioni aktual i vendit Vardari, sonte do të luajë ndeshjen e saj të parë në fazën e garave në grupe të Ligës së Evropës. Përballë tyre do jenë rusët e Zenitit. Në ndeshjen e parë historike për futbollin e Maqedonisë, Vardari futet me një seri pozitive prej pesë fitoreve me radhë, ndërsa rusët në dy ndeshjet e fundit barazuan pa gola. Futbollistët e Vardari, nga kjo ndeshje duan të dalin si fitues, pasi nuk kanë se çfarë të humbasin por vetëm të fitojnë.

Skuadra e Zenitit në vitin 2008 e ka fituar këtë trofe. Ne jemi debutues dhe duam që opinionin në Maqedoni dhe jashtë saj ti dëshmojmë se luajmë futboll cilësor dhe ofensiv dhe luajmë për një gol më shumë se kundërshtari. Shpresojmë se do ti fitojmë tri pikët e para në fazën e garave në grupe. Ne nuk kemi se çfarë të humbasim në këto gara, por vetëm mund të fitojmë.  – thotë Boban Gërnçarov futbollist i Vardarit.

Vardari këtë sezon në terren vendas shënoi tri fitore ndaj Malme, Kopenhagës dhe Fenerbahçes ku pranoi vetëm një gol.

Shpërndaj me