Kampioni i Maqedonisë, Vardari edhe nëse e kalon raundin e dytë eliminator, kundër Mallmes, do të përballet me kampionin e Danimarkës, Kopenhagën, i cili ka rezultat pozitiv nga përballja me Zhilinën e Sllovakisë (fitore me 3-1).  Vardari do të duhet fillimisht të zhvillojë sfidën kthyese në Strumicë , pasi ndeshja e parë u mbyll me barazim 1-1. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Kopenhagë më 25 ose26 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit është më 1 ose 2 gusht. Ndërkohë skuadra e Izair Eminit, Kukësi mund të ndeshet Karabakun e Ansi Agollit nëse kalon në turin paraeliminator të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Shqipërisë, nëse kalojnë Sherif Tiraspol, parashikohet që të luajnë kundër fituesit të çiftit Karabak-Samtredia, por fitorja e azerëve me shifrat 5-0 në ndeshjen e parë përballë gjeorgjianëve, lë pak vend për dyshime se si do të mbyllet ky duel.

DYSHET:

Sllavia Praga- BATE Borisov / Alashkert

Spartaks Jyrmala / Astana – IFK Mariehamn / Legia Varshavë

Zrinjski / Maribor – FH Hafnarfjordur / Víkingur

Zhilina / Kopenhagë – Malmo / Vardari

Linfilld / Sëlltik – Dundalk / Rosenborg

Hapoel Ber-Sheva / Honved – Zalgiris Vilnius / Ludogorets

Vitorul – APOEL / Dudelanzh

Hibernians  / Salcburg – Rijeka / TNS

Karabak / Samtredia – Sherif / Kukësi

Partizan Beograd / Buduçnost Podgorica -Olimpiakos

FC Steaua – Viktoria Plzen

Nicë-Ajaks

Dinamo Kiev-Jang Bojs

AEK Athinë-CSKA Moskë

Klub Brizh-Istanbul Bashakshehir

 

Shpërndaj me