Kryetari i Supremes, Jovo Vangelovski dhe kryetari i këshillit gjyqësor, Zoran Karaxhovski janë në inspektim në gjykatën e Gjevgjelisë. izita vijoi pasi kjo gjykatë dha urdhër që PSP-ja të bastisë shtëpinë e ish kryetarit të Penales, Vladimir Pançevski. As Vangelovski, as Karaxhovski nuk u përgjigjen thirrjeve telefonike. Që të dy duhet të vërtetojnë nëse gjykata në Gjevgjeli ka marrë vendim të drejtë me atë që ka aprovuar bastisje të shtëpisë së Pançevskit, dilemë kjo të cilën pikërisht ai e hodhi në opinion, ndërsa edhe bëri parashtesë në Këshillin Gjyqësor. Ndryshe, Vangelovski deri më tani, me precedenca juridike kishte disa misione shpëtimtare. Ia doli ta shpëtojë Sead Koçanin ndonëse ai ishte në arrati më shumë se dy muaj, nga paraburgimi. Gjithashtu, për shkak të precedencave juridike të mundësuara nga Supremja, me sukses u arratis dyshja e policisë sekrete Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët janë çelësi për zbulimin e autorëve të përgjimeve në vend.

Ndërkohë që po vërtetohet nëse Pançevski do të shpëtojë nga përgjegjësia penale, komisioni i Ministrisë së Drejtësisë, ka zbuluar keqpërdorime serioze të sistemit AKMIS për shpërndarje elektronike të lëndëve gjyqësore. Alsat M që dje publikoi se analiza ka treguar se lëndët janë shpërndarë në dorë, ndërsa ka ekzistuar edhe sistem paralel. Përveçse Penales, jozyrtarisht mësohet se do të kontrollohen edhe Gjykata e Apelit edhe ajo Supreme.

Mes tjerash, komisioni ka dashur të kontrollojë edhe Këshillin gjyqësor, i cili ka qasje në sistemin AKMIS. Por, megjithatë për shkak të kompetencave të kufizuara, kjo është e pamundur. Sipas informacioneve të Alsat M në Këshill secili nga anëtarët ka qenë i obliguar ta kontrollojë punën e ndonjërës prej gjykatave. Kontrolli në Penale i është besuar ish shefes së Këshillit, Aleksandra Zafirovska. Pikërisht kjo e fundit ishte pjesë e bombave të LSDM-së. Në njërën prej bisedave e kërkon kryeministrin e atëhershëm Nikola Gruevski për ta informuar se do të shpall konkurs për gjykatës.

Bombë

AZ: Alo? LS: Alo, Mirdita. AZ: Mirdita. LS: Aleksandra, jam Lençja. Më keni kërkuar, më treguan koleget. AZ: Po vetëm një moment. (do të thotë, më pritni jashtë tani do t’ju thërras) Kështu… LSË E, po. AZ: U morëm vesh në takimin e kaluar, ta informoj kryeministrin, kur të… kjo…të shpallë konkurs, para se të shpallë konkurs për gjykatës. LS; Në rregull. AZ: Pra ta informoni se do të shpallë konkurs për dy gjykatës të apelit, Shkup… LS; Në rregull. AZ: Për kryetarë të gjykatës themelore Shkupi 1 dhe për kryetarë të gjykatës themelore, Kratovë”.

Paralelisht me mangësitë që i vërejti Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë, procedurë parahetuese për keqpërdorime të sistemit AKMIS hapi edhe PSP-ja. Katica Janeva njoftoi se gjykatësi Vladimir Pançevski nga posti i kryetarit të gjykatës, ka kurdisur lëndë. I kanë kryer bastisje në zyrë dhe në shtëpunë e tij. I morën dy celularë. Bastisja ka qenë e lidhur me hetimin për biznesmenin Lupço Paleski. Vladimir Pançevski akuzoi se urdhëresa për bastisje e lëshuar nga Gjykata e Gjevgjelisë ka qenë në kundërshtim me rregullat.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me