Megjithëse në një situatë të rënduar përmbytjesh, jeta vazhdon në shumë aspekte të saja. Nga Valbona,njoftohemi se vizitorët e fundjavës kanë mbërritur atje. Turizmi i borës apo i Bardhë ka startuar.

Lugina e Valbonës e ka prishur bardhësinë e saj nga skiatorët dhe gjurmët e  vizitorëve  të fundjavës.

Image result for valbona albania in winter

Valbona të emocionon në çdo stinë, edhe tani në fillimdimri,ajo ka mar një tjetër nur.

Ka hequr petkun e gjelbër dhe është veshur me të bardha. Ajo është një kompleksitet dukurish interesante, ashtu siç janë vet Alpet Shqipëtare.

Në çdo stinë, Valbona, është një sinonim i së bukurës. Edhe rrugët drejt saj , janë një vrapim piktoresk mes malesh. Janë disa rrugë që të çojnë në Valbonë, port ë gjitha lidhen me malet.

Image result for valbona albania in winter

Ajo përmes luginës së Komanit që përfundon në Fierzë e mandej në Valbonë, kalon mes ujit dhe maleve.  Një tjetër lidhet me Rrugën e Kombit, nga Tropoja e Vjetër e në Valbonë, nga Prizëreni, por dhe nga Qafë-Mali kur nuk ka borë.

Të gjitha të çojnë drejt së bukurës Valbonë.

Related image

E kthyer në një oaz çlodhës  dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri që të zgjojnë shijen e dimrit me dëborë kudo në luginën e Valbonës, turistët i janë ofruar bukurive të bardhësisë së.

 Në Valbonë ka hotele moderrne dhe shtëpi bujtina që presin vizitorët. mbi 20 hane që u shërbejnë turistëve në çdo stinë të vitit.

Ndoc Mulaj, natyralisti dhe miku i mjedisit, raportonë se bora tashmë ka shtruar në luginë dhe ka boll vizitor që kanë mbërritur aty.

Image result for valbona albania in winter

Gjatë ditës organizohen piknik bjeshkëve, duke soditur majat e mbuluara me borë dhe duke shijuar ushqimet karakteristike të zonës të përgatitura për periudhën e dimrit, si pastërma, gështenja të ziera ose të pjekura (porogaça), e deri te turshitë karakteristike, domate, tranguj, speca, lakra e salcë kosi,duke mos harruar pijen tradicionale, rakinë e rrushit dhe të kumbullës. Valbona është e bukur dhe mikpritëse në çdo stinë dhe vizitohet në çdo kohë./atsh/

Shpërndaj me