Investuesit potencial në hidrocentrale të vogla dhe centrale fotovoltaike dhe në mullijtë e erës munden shumë më shpejtë dhe më lehtë t’i realizojnë projektet e tyre për dallim prej para katër vitëve. Përmes projektit të agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar thjeshtësohen procedurat ligjore për investime në burime përtëritëse të energjisë. Qëllimi i projektit, me vlerë prej 2.3 milion dollarë, është që të rritet prodhimtaria e energjisë së pastër dhe të ulet ndotja.

Diversifikimi i furnizimit me energji, arritja e shfrytëzueshmërisë më të madhe të burimeve përtëritëse të energjisë dhe rritje të prodhimtarisë vendore të energjisë, jo vetëm që i zvogëlojnë emisionet e gazrave të qelqta, por edhe ndihmojnë që të sigurohet vazhdimësi në furnizimin e energjisë elektrike të amvisërive dhe kompanive në Maqedoni dhe ndihmojnë në tranzicionin e papenguar të vendit drejt ekonomisë konkurrente me emision të ulët- tha Dejvid Ateberi, përfaqësues i USAID-it në Maqedoni.

Shpërndaj me