Vendimi i fundit për shtrenjtimin e një pjese të cigareve është vendim i brendshëm i kompanive në sektorin e duhanit dhe nuk ka të bëjë me rritjen e akcizës. Nga ana tjetër për shkak të zvogëlimit të fuqisë blerëse të qytetarëve, për shkak të shtrenjtimit të cigareve, zbatimit të Ligjit për pirje të duhanit në ambient të mbyllur dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve rezulton të jetë  zvogëluar konsumi i cigareve. Paralajmërohet se këtë vit blerja e duhanit të Maqedonisë do të rritet për rreth 9 për qind.

 Kjo nuk është e dhënë fikse, por sipas njohurive dhe të dhënave të mia, kjo rënie është mes 2 dhe 4 për qind në vit gjatë katër viteve të fundit. Por rënia e konsumit të duhanit në nivel botëror, veçanërisht në Evropë shënon rënie gjatë 15 viteve të fundit, dhe kjo rënie varësisht prej rajonit është deri në 6 për qind – tha Kiril Veliçkovski, drejtor për Maqedoni.

Alsat-M

Shpërndaj me