UEFA i ka dhënë një dënim të rëndë skuadrës së Partizanit të Beogradit. Federata Evropiane e Futbollit ka ndaluar klubin serb nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve dhe Europa League nga edicioni i ardhshëm i kualifikimeve. Agjencia e lajmeve “AP” ka bërë të ditur se Partizani ka rreth 2 milion e 468 mijë euro borxhe të pa mbuluara deri në shtator të vitit 2016. Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Milos Vazura ka theksuar se ndëshkimi nga UEFA është me kusht dhe nëse paguhet borxhi, dënimi nuk do të jetë aktiv.

 

Shpërndaj me