UEFA tashmë po merr masa drastike ndaj atyre të cilët vërtetohet se kanë marrë pjesë në veprime të jashtëligjshme në futboll. Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës, ka ndëshkuar 6 futbollistë të U-21 të Maltës për pjesëmarrjen në manipulimin e ndeshjeve të kombëtares. Në fakt hetimet kishin filluar prej një viti ndaj 7 lojtarëve, të cilët akuzoheshin se ishin përfshirë në trukimin e ndeshjeve ndaj Malit ët Zi (0-1) më 23 mars 2016 dhe Republikës Çeke (0-7) më 29 mars 2016. Emanuel Brifa dhe Kajl Cesare u përjashtuan përjetësisht nga futbolli për veprimet e tyre në këto ndeshje. Samir Arab, Rajan Kamenzuli, Lliuelin Kremona dhe Luka Montebelo u dënuan nga 12 muaj deri në 24 muaj sepse nuk kishin njoftuar UEFA-n dhe autoritetet përkatëse për ofertën që kishin marrë nga individë të caktuar për të manipuluar ndeshjet, ndërsa Methju Kremona u shpall i pafajshëm.

Shpërndaj me