Drejtoria e të Ardhurave Publike do të presë personat fizik të cilët në vitin 2017 kanë fituar më shumë se 1 milionë denarë, që vullnetarisht të regjistrohen si obligues të TVSH-së dhe nuk do t’i dënojë ato. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska pret që këtë vit si obligues të TVSH-së të regjistrohen përafërsisht numër i njëjtë i personave fizik sikur vitin e kaluar, 1185 qytetarë. Ajo tha se Drejtoria ka sistem për ndjekjen e të ardhurave të qytetarëve, por para së gjithash do të veprojë në mënyrë parandaluese.

Nuk është regjistruar secili nga personat fizik. Më mirë për ta do të ishte të regjistrohen sepse do i kenë të gjitha lehtësimet sikur personat tjerë juridik që janë obligues të TVSH-së. Mund të them se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël të personave fizik që duhet të regjistrohen. Para së gjithash do lejmë hapësirë për regjistrim vullnetarë – deklaroi drejtoresha e DAP-it, Sanja Lukarevska.

Lukarevska tha se këtë vit nuk do ketë kurrfarë ndryshimesh te TVSH-ja, por bëhen analiza për ndryshime tatimore që eventualisht do startonin nga viti i ardhshëm fiskal. Shqyrtohet mundësia edhe e ndryshimit të pragut, që siç tha Lukarevska, me siguri nuk do jetë më i vogël se sa është tani, e që është 1 milion denarë. Sipas saj, do të merren parasysh edhe vërejtjet e ekspertëve për atë se cilat kategori të personave fizik do duhet të jenë obligues të TVSH-së.

Në pajtim me rregullativën e BE-së, nuk guxon të bëhet dallim mes personave fizik dhe juridik që bëjnë qarkullim të natyrës së njëjtë. Përndryshe do hapej mundësia të ketë evazion fiskal – theksoi ajo. 

DAP-i bëri thirrje si obligues të TVSH-së të regjistrohen ekspertë, drejtorë, persona me kontrata autoriale dhe kontrata në vepër, anëtarë të Këshillave mbikëqyrës dhe bujq. Sektori joqeveritarë dhe një pjesë e ekspertëve kërkuan saktësimin e shumë gjërave të paqarta dhe dilemave me të cilat është mbështjellë ky obligim tatimor.

Mirko Trajanovski 

Shpërndaj me