Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk nesër do të arrijë për vizitë në Maqedoni. Ai do të takojë presidentin Gjorge Ivanov. Në agjendën e Tusk nuk parashihen takime me përfaqësues të partive politike. Pavarësisht vizitës së Tusk, Simonida Kacarska nga Institutit për politikë evropiane, nuk pret zgjidhje të shpejtë të krizës, duke shtuar se mesazhet kyçe u dhanë gjatë vizitës së Federika Mogerinit dhe Johanes Hanit, por që atëherë asgjë nuk ka ndryshuar. Sipas saj, hap përpara është funksionimi normal i Kuvendit.

 Me siguri do të bëhet fjalë për krizën politike, por lidhur me ndarjen e kompetencave në suazat e institucioneve evropiane, mendoj se kulmin e presionit apo ndikimit të tyre ne e përjetuam gjatë vizitës së Mogerinit e më pas edhe të Hanit. Mendoj se takimi me Tusk në fokus do ta ketë çështjen e emigrantëve, do të përsëritet nevoja për tejkalimin e krizës politike përmes dhënies së mandatit LSDM-së për formimin e Qeverisë sepse ky është qëndrimi të cilin e dëgjuam nga vendet- anëtare të BE-së. Mirëpo, nuk do të thosha që kjo do të jetë çështja kyçe e diskutimit – tha Simonida Kacarska nga Instituti për politikë evropiane.

Kacarska thotë se ndërkombëtarët akoma shpresojnë që Ivanov mund ta ndryshojë vendimin për mandatin njëjtë siç vepro me tërheqjen nga vendimi për faljen e politikanëve. Gjorge Ivanov 10 ditë më parë nuk pranoi të takojë eurokomesarin për zgjerim Johanes Han dhe eurodeputetët Kukan, Vajgëll dhe Flekenshtajn.

Alsat M

Shpërndaj me