Qytetarët heqin të zitë e ullirit për të përgatitur turshi. Ata thonë se me pagat dhe pensionet mezi mbijetohet, ndërsa për ta përgatitur familjen për dimër pothuajse nuk ka para. Më të moshuarit thonë se edhe pse perimet janë shtrenjtë, turshi duhet bërë.

“Ai që ka para ka llogari të bëj turshi, ata që nuk kanë para nuk kanë llogari, ata që kanë para blejnë të gatshme, nuk mundohen.

“Ka llogari si jo. Çmimet janë të larta, ja specat janë shumë shtrenjtë, 50 denar për kilogram është shtrenjtë. Shtrenjtë janë edhe për hajvar, 30 denarë. “

“Ndoshta nuk ia vlen, sepse në treg ka për të blerë gjithçka, nuk është si më parë, por ne u ka bërë zakon. Mendoj se e blera nuk është e njëjtë me atë të shtëpisë. Edhe pse duhet shumë kohë dhe përpjekje për të bërë turshi, ndoshta më lirë është të blihet e gatshme, diçka bëjmë në shtëpi, diçka blejmë- shprehen konsumatorët.

Shitësit e tregu më të madh me shumicë në Shkup “Bit Pazarit”, thonë se nga viti në vit ulen kërkesat e perimeve për përgatitjen e turshive.

Përndryshe, që të përgatisni të paktën dhjetë kavanozë hajvar është e nevojshme që të blini të paktën 50 kg speca, dhe për këtë duhet të ndahen rreth 1500 denarë. Së bashku me përbërësit e tjerë për përgatitjen e ushqimeve nevojiten 1700 denarë plus energji elektrike ose dru për përgatitjen e tij, pa e llogaritur fuqinë punëtore. Nëse në këtë matematikë shtoni edhe përgatitjen e turshive dhe disa ushqimeve të tjera, përafërsisht çdo familje duhet të ndajë të paktën njëqind euro për të përgatitur turshi, pa pasur komposto dhe reçel në menynë e dimrit. Ata që nuk duan të përgatisin hajvar shtëpie mund ta blejnë atë me një çmim prej 200 deri në 300 denarë për kavanoz nga punëtorë familjar të cilët përgatitin turshi për zonjat të cilat nuk kanë kushte apo kohë për përgatitjen e tyre.

Verica Pavlovska

Shpërndaj me