Gjykata turke sot u caktoi masë paraburgimi 60 biznesmenëve të dyshuar për lidhshmëri me lëvizjen e predikuesit islamik Fetullah Gylen, të cilin autoritetet në Ankara e akuzojnë se qëndron pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet nga korriku i vitit të kaluar.

Sipas agjencisë Anadolia, këto 60  biznesmenë janë pjesë e grupit të 110 njerëzve afarist, të cilët sot ishin nxjerr para Gjykatës në Stamboll nën akuzën për “anëtarësim në organizatën terroriste”.

Pesëdhjetë biznesmenëve të tjerë të dyshuar, Gjykata u caktoi dënime të kushtëzuara.

Prokuroria e pakënaqur nga vendimi i tillë paralajmëroi ankesë ndaj aktgjykimeve për dënimet e kushtëzuara.

Këta 110 afaristë janë në listën e 380 njerëzve afaristë nga Turqia pas të cilëve javën e kaluar ishte shpallur urdhër arrest nën akuzën se e kanë financuar lëvizjen e Gylenit.

Nën akuzë për lidhshmëri me lëvizjen e Gylenit autoritetet turke pas përpjekjes së pasuksesshme për grusht shtet arrestuan ose pushuan nga puna disa dhjetëra mijë persona, që shumë organizata për të drejta të njeriut e vlerësuan si “pastrim” të kundërshtarëve.

 

Shpërndaj me