Surprizë në garën finale të 200 metrave në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër. Ari shkon për Turkun, Ramil Guliyev, i cili fitoi në 20 “09 sekonda, përpara atletit të Afrikës së Jugut, Van Niekerk, që e mbylli në kohën 20” 11. Bronzi shkoi për Jereem Richrds e Trinidad & Tobago.  Kampioni botëror 400 metra, Wayde Van Niekerk i Afrikës së Jugut dhe IsaacMakwala, ishin kandidatët kryesorë për triumfin në garën e 200 metrave. Por, për habinë e të gjithëve, ishte Ramil Guliyev i Turqisë që fitoi garën. Ai arriti të merrte një medalje ari historike, fitoi me një kohë prej 20”09. Në disiplinën e tre hapëshit fitore për amerikanin Krishterë Taylor.

Shpërndaj me