Donald Trump u shpreh sot se mënyra si ai trajtohet është e denjë për “Gjermaninë naziste”, pas akuzave të pakonfirmuara se shërbimet ruse kishin mbledhur dokumente kompromentuese për presidentin e zgjedhur amerikan.

  Rusia nuk është përpjekur kurrë të ushtrojë presion mbi mua. Nuk kam të bëjë aspak me Rusinë – deklaroi Trump.

”Nuk kam kontrata. Nuk kam borxhe. Asgjë prej gjëje –  rikonfirmoi Trump në “Twitter” disa orë pas konferencës së tij të parë për shtyp që prej zgjedhjes në postin e presidentit.

Shpërndaj me