Rrugët e projektuara keq po i shkaktojnë kokë dhimbje qeverisë. Ajo kërkon zgjidhje për mënjanimin e të gjitha pengesave që paraqiten për ndërtimin e autostradës Kërçovë- Ohër. Nga Ministria presin që deri në fund të janarit të përfundojnë bisedimet për caktimin e afatit të ri si dhe kontratë për financat shtesë për ndërtimin e autostradës Kërçovë- Ohër.

 Kontrata të cilën e ka bërë qeveria paraprake është që autostrada të ndërtohet deri më 31 janar të vitit 2018-të. Ne konsiderojmë se është mirë deri atëherë Qeveria dhe ndërmarrja publike “Rrugët Shtetërore” të arrijnë aneks-kontratë për vazhdimin e afatit dhe deri atëherë të përcaktohet çmimi plotësues që duhet ta ketë për të përfunduar ndërtimin e autostradës – deklaroi Goran Sugarevski, ministër i transportit.

Sipas drejtorit të N.P “Rrugët Shtetërore”, Zoran Kitanov, paralelisht me bisedimet, punohet në mënyrë të përshpejtuar edhe në procesin e shpronësimit të truallit. Por, ai shprehet se nuk duhet të ngutet me ndërtimin, që të mos përsëriten gabimet dhe lëshimet paraprake.

 Dikush nuk ka parë 100 shtëpi në rrugë, dikush nuk ka parë se nga Kërçova e deri në Ohër nuk mundesh as të dalësh e as të hysh, do të thotë nuk ka hyrje- dalje – tha Zoran Kitanov- drejtor i N.P “Rrugët Shtetërore”.

Kitanov dhe Sugarevski paralajmëruan se deri më 1 dhjetor do të mënjanohen të gjitha pengesat për vazhdimin e ndërtimit të aksit Milladinovc- Shtip ndërsa do të ndërtohet edhe rruga e shpejtë nga Shtipi deri në Ravodish. Është firmosur edhe kontratë për ndërtimin e fazës së dytë të rrugës së shpejtë Gradsko-Prilep dhe për aksin nga Gradsko deri në Drenovë. Sugarevski shpreson se së shpejti do të tejkalohen edhe problemet që u paraqitën gjatë ndërtimit të rrugës së shpejtë nga Shtipi deri në Koçanë, me shpronësimin e truallit dhe tre vend arkeologjike. Por, nga VMRO DPMNE dolën me reagim duke theksuar se LSDM-ja po e realizon projektin e tyre për ndërtimin e rrugës së shpejtë Shtip- Radovish dhe se ka trashëguar një numër të madh projektesh për ndërtim ose akse të ndërtuara në tërë shtetin. “E përkujtojmë qeverinë e LSD-së se qytetarët ende e presin kilometrin e parë të autostradës që do ta ndërtojnë prej gjithsej 500 kilometrave autostradë të re që premtuan para zgjedhjeve se do t’i realizojnë”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Verica Pavlloska

Shpërndaj me