Shahtjor Donjeck me fitoren 2:1 ndaj Manchester City, siguroi kualifikim në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, ndërsa trajneri I kësaj skuadre u desh ta mbajë fjalën. Ai në fakt para një kohe pati premtuar se po që se skuadra e tij do kalojë në eliminatore, në takimin e fundit me gazetarë të fazës së garave në grupe do del si Zoro. Kështu Paolo Fonseka, në takimin e mbrëmshëm me gazetarë doli i veshur si Zoro dhe me këtë e mbajti fjalën.

Shpërndaj me