Përsëri është anuluar seanca kryesore për rastin e Prokurorisë speciale “Trajektorja” që ka të bëjë me ndërtimin e autostradave. Sot, në vend të fjalëve hyrëse, koha përfundoi në dorëzimin e propozimeve nga avokatët e Nikola Gruevskit, Janakievskit, Peshevskit dhe Georgievskit si dhe refuzimin e tyre nga gjykata. Propozimet e palës mbrojtëse ishin thuajse identike sikur herën e kaluar. Si për shembull, gjykata t’i përjashtojë ekspertizat nga prova pasi mbrojtja konsideron se ekspertët nuk kanë pasur licencë valide. Gjykata të njëjtat i hodhi poshtë, jo për shkak të qëndrimit të PSP-së, nga ku theksojnë të kundërtën, por për shkak se në këtë fazë të procedurës nuk parashihet përjashtimi i provave.

Në fund, personalisht Gruevski kërkoi që gjykata të merr vendime formale, që të mund t’i ankimojnë para Apelit. Me siguri jo rastësisht në mesin e tyre është edhe propozimi që bombat e publikuara të mos jenë prova, njëjtë siç mbrojta e kryeministrit Zaev kërkon që regjistrimet e publikuara në kanalin Jutjub të mos jenë provë në rastin mit-marrja.

Është e qartë se këtu ka standarde të dyfishta. Në rastin e tij, gjykata e shkallës së parë e refuzoi këtë, por i dha mundësi, i dha zgjidhje ligjore që të mund të ankohet. Në rastin tonë e refuzoi dhe nuk na dha mundësi të ankohemi. Këto janë standarde të dyfishta, standarde klasike të dyfishta të gjykatës – tha ish-kryeministëri Nikola Gruevski.

Se si do të veprojë gjykata do të mësohet më 1 mars, kjo është data të cilën e caktoi gjykata pasi mbrojtja vazhdoi të dorëzojë propozime për të cilat gjykata patjetër duhet të vendos. Nuk ndihmoi as vërejtja e prokurores Lile Stefanova, se kur Nikola Gruevski lexonte një pjesë të propozimeve të dorëzuara sot, në fakt fjalë për fjale nga telefoni lexonte propozimet e vjetra tashmë të refuzuara.

Alsat M

Shpërndaj me