Gjykata do të ketë 12 ditë kohë për të siguruar kushte për regjistrimin e seancës për rastin “Trajektorja”. Gjykimi i sotëm është shtyrë për më 18 dhjetor pasi avokatët e të pandehurve kërkuan regjistrim audio-vizual të procesit. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të ngushtë Vlladimir Peshevski, Mile Janakieski dhe Lupço Georgievski janë të akuzuar se në përzgjedhjen e kompanive për ndërtimin e autostradave Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër, kanë dëmtuar buxhetin për të paktën 150 milionë euro. Gruevski sot tha se nuk ndjehet fajtor.

Unë dhe kolegët e mi jemi akuzuar për diçka që ka bërë në të kaluarën dhe tani e bën qeveria e LSDM-së. Në të kaluarën ne kemi një rast të ndërtimit të termocentralit Kozjak në të njëjtën mënyrë, dhe në të njëjtën procedurë qeveria mori kredi nga Kina dhe e financoi ndërtimin e Kozjakut. Tani në të njëjtën mënyrë u bë aneks për kontratën dhe ky aneks ka kaluar Parlamentin- deklaroi ish-kryeministëri Nikolla Gruevski.

Edhe pse Nikolla Gruevski është i akuzuar në disa raste të Prokurorisë Speciale, kërkesa e avokatëve për audio dhe video regjistrim në gjykim, bëhet vetëm për këtë rast.

Ne duam çdo gjë që do të ndodhë dhe çdo gjë që do të thuhet, që të mos kemi kujdes, që mos të shqetësohemi për mënyrën se si është futur ajo në procesverbal, por nga procesverbali tonik të kontrollojmë dhe të jemi të sigurt se çdo gjë që ndodh është regjistruar realisht- tha avokati Elenko Milanov.

Autostradat Milladinovci-Shtip dhe Kërçovë-Ohër i ndërton kompania kineze Sinehidro përmes parave të siguruara nga “Eksim-Banka” kineze. Sipas Speciales, me urdhër të Gruevskit e Peshevskit, Janakievski dhe Georgievski e kanë eliminuar konkurrencën dhe e kanë zgjedhur kompaninë që duhet të ndërtojë. Derisa LSDM-ja ishte në opozitë publikoi biseda të përgjuara mes Nikolla Gruevskit dhe Mile Janakieskit, ku thuhet se negociojnë një provizion prej 5 për qind, pikërisht për ndërtimin e autostradave, shumë ekuivalente mes 15 dhe 18 milionë euro.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me