FC Shkupi godet fuqishëm në ditën e fundit të merkatos, pasi që në orët e fundit të merkatos dimërore arriti që të sigurojë firmën e mbrojtësit Toni Tipuriç , një austriak me prejardhje boshnjake, i cili vjen te skuadra si agjent i lirë. Tipuriç ka venë firmën në kontratën 18 mujore dhe në ditët në vijim i bashkohet ekipit. Tipuriç është 27 vjeçar dhe luan në pozitën e qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit defanziv. Mbrojtësi shtatlartë (1.90 cm) që është lindur në Sarajevë, hapat e para i ka shënuar në futbollin austriak te skuadra Post Vien, pas së cilës ka luajtur për skuadrat e njohura si Admira Vjenë dhe Austria Lustenau, para se të kalojë në futbollin estonez te skuadra e Levadia-s, ku ka shënuar 18 paraqitje dhe ka shënuar 5 gola. Kjo ka sjellë angazhimin e tij te skuadra Zlate Moravce, ku ka qëndruar një sezon para se të kalojë te Cibalia e Kroacisë, prej ku ka marë ftesë për të luajtur te skuadra e Konkordia Çajna në futbollin e Rumanisë. Edhe pse ishte i kërkuar nga shumë klube elitare të Ligës së Parë të Maqedonisë, Toni Tipuriç zgjodhi të vesh fanellën e FC Shkupit.

Shpërndaj me