Në debatin e fundit në Kuvend para votimit të qeverisë dhe programit, kryeministri Edi Rama i kërkoi Lulzim Bashës që të bashkëpunojnë për çështje që janë përtej të majtës dhe të djathtës, për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Rama i bëri thirrje Bashës që ta pranojmë me kurajë këtë sfidë. Por ftesës së Ramës për bashkëpunim, Basha iu përgjigj prerë duke e refuzuar. Basha deklaroi sërish se marrëveshja e 18 majit me Ramën nuk funksionon, pasi, sipas tij, në Kuvend deputetë të inkriminuar, ndërsa theksoi se lufta ndaj drogës është kusht nga BE për negociatat.

Më duket prapë e nevojshme ta përsëris, se unë jam gati, ne jemi gati ta hapim menjëherë dialogun për çështje të interesit të përbashkët, në dobi të popullit dhe të Shqipërisë së fëmijëve tanë. Sa dhe pse duhet të presim, o shumë i nderuari kryetar i Partisë Demokratike, për t’i adresuar këto çështje bashkërisht, në një dialog të institucionalizuar mes palëve, me ekipet përkatëse. Ju keni disa tema prioritare, ne kemi disa tema prioritare. Shqipëria ka prioritet anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe gjithçka që lidhet me të. Punët e shtëpive i kemi të ndara dhe oborri na del dhe na tepron që të përlahemi me njëri- tjetrin për buxhetin, për taksat, për arsimin, për shëndetësinë, për mjedisin e me radhë. Ndërsa sfidën Europiane të Shqipërisë e kemi të përbashkët dhe nuk mund të luajmë “e ka kush e ka” me Shqipërinë, edhe 4 vjet të tjera- deklaroi kryeministëri i Shqipërisë Edi Rama.

Në 2013 erdhe me krimin dhe kjo degjeneroi shtetin. Disa ikën nga dekriminalizimi, por ke të tjerë këtu që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit. Kriminalizimi dhe droga janë e reja. Droga është kusht shtesë për anëtarësimin për hapjen e negociatave. Një dyzinë bashkishë socialiste drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Marrëveshja ime me ty nuk funksionon. Jo aleancë me krimin, vetëm përballje. Sekondat numëroni mbrapsht tani në qeverisje- deklaroi Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

https://www.youtube.com/watch?v=SFuf9i390Tw&feature=youtu.be

Shpërndaj me