Gjykata Penale e miratoi aktakuzën e Prokurorisë Speciale për rastin “Thesari”. Të akuzuar në këtë rast janë ish shefi i DSK-së Sasho Mijalkov, ish shefi i tij i kabinetit Toni Jakimovski, ish drejtor i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski dhe Nebojsha Stojakoviq i punësuar në MPB dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Telekom. PSP-ja i ndjek penalisht për shkak të dyshimeve për shpërdorimin e parave për furnizimin e pajisjeve për përgjimi nga Mbretëria e Bashkuar. Softuerin të pandehurit nuk e kanë blerë nëpërmjet MPB-së, por nëpërmjet kompanisë “Finzi”, e cila ishte në pronësi të dëshmitarit të Speciales, Kosta Kërpaç i cili u vetëvra.

Alsat-M

Shpërndaj me