Maqedonia do të ketë Këshill fiskal; trup i përbërë nga ekspertë që analizon dhe kontrollon mënyrën e shpenzimit dhe grumbullimit të parave në buxhetin e shtetit. Roli i tij mund të jetë vetëm këshillëdhënës, por edhe mund të ketë të drejtë vetoje gjatë miratimit të buxhetit. Ministria e financave tek tani do t’i analizojë këto elemente. Ministri Dragan Tevdovski thotë se Këshilli është pjesë e strategjisë për menaxhim më të mirë me borxhin dhe paratë e qytetarëve.

Të fillojë shumë më herët miratimi i buxhetit dhe të shtohen vegla që do ta kontrollojnë sistemin. Njëra prej veglave do të jetë Këshilli fiskal, por që ai të jetë i suksesshëm, duhet të lidhet me disa rregulla fiskale – tha Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Në ndërkohë, ekspertët kanë mendime të ndara. Nga Qendra për analiza ekonomike shprehen se fillimisht është shumë e rëndësishme të përkufizohet synimi dhe roli i këshillit fiskal, ndërsa më pas edhe numri dhe mënyra e funksionimit.

Qëllimi elementar i Këshillit fiskal duhet të jetë përmirësimi i planifikimit buxhetor dhe parashikimit makro- ekonomik. Trupi duhet të jetë i vogël, fleksibël dhe efikas. Është shumë e rëndësishme të vërtetohet se kush do t’i emërojë anëtarët dhe si trupi do të komunikojë me pushtetin ekzekutiv dhe ligjvënës – njoftojnë nga Qendra për analiza ekonomike.

Këshillat fiskal në shtetet evropiane kanë numër të ndryshëm të anëtarëve. Në Sllovaki ky trup numëron 13 anëtarë, ndërsa në Rumani 5. Sipas planit të Ministrisë së financave, ky trup duhet të formohet deri në vitin 2019, ndërsa shtetit do t’i kushtojë 165 mijë euro në vit.

Mirko Trajanovski

Shpërndaj me