Paratë nga eurobondi i ri i lëshuar dje, do të shpenzohen për mbulimin e deficitit buxhetor, për paga më të larta në Shëndetësi dhe Arsim, për të punësuarit në ARM dhe për procesin e aderimit NATO. Një pjesë e tyre do të dedikohen për kthimin e borxheve të vjetra dhe investime kapitale.

Në buxhetin parashikohet intensifikim i procesit të gazifikimit. Në buxhet janë rritur seriozisht mjetet që duhet të përshpejtojnë shpronësimin e truallit, një pjesë e mjeteve për gazin janë prej huamarrjeve që do ta intensifikojnë procesin e gazifikimit. Lidhur me autostradat, një pjesë janë në buxhet nga ana tjetër një pjesë janë huamarrje kineze, që i mori pushteti i mëparshëm, shumica janë në ndërmarrjen publike për rrugë shtetërore – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i financave.

Tevdovski, rritjen e pagave me borxh të ri e arsyeton me jetësimin e konsumit vendorë. Pikërisht mënyra në të cilën do të shpenzohet eurobondi i ri, sot shkaktoi reagime te ekspertët ekonomik. Nga “Finance Think” përmes kumtesës kundërshtuan faktin që mjetet nga eurobondi të përdoren për nevoja buxhetore. Tevdovski tha se kjo ndodh ose për shkak të mosnjohjes së procesit buxhetor tek ne ose kërkesë për ndryshim të shfrytëzimiz të të ardhurave nga huamarrja e jashtme.

Ministri shprehet se shteti ka qenë i detyruar të marrë hua meqë nevojat e përgjithshme për financim për sivjet janë 40,9 miliardë denarë. Shteti ka vendosur për huamarrje të huaj për shkak se momentalisht norma e interesit në tregjet e huaja është më e volitshme se ato vendore. Ai shprehet se me një pjesë të gjysmë miliardë eurove të huazuara do të shlyhet kësti i parë i kredisë PBG prej vitit 2013-të në vlerë prej 95 milionë euro që arrijnë në fund të janarit. Ky është eurobondi i gjashtë me radhë që e lëshon shteti. I pari u lëshua në vitin 2005, me vlerë prej 150 milionë euro dhe i njëjti tashmë është kthyer. Të tjerët arrinin 175 milionë, më pas gjysmë miliardë euro e më pas 270 ndërsa eurobondi i parafundit kap shifrën prej 450 milionë euro.

 Eurobondi

2005 – VITI 150 MILIONË EURO

2009 – VITI 175 MILIONË EURO

2014 – VITI 500 MILIONË

2015 – VITI 270 MILIONË EURO

2016 – VITI 450 MILIONË EURO

Eurobondi i fundit është 500 milionë euro, me afat të kthimit prej 7 viteve. Përfshirë normën e interesit, shuma e përgjithshme që do të duhet ta kthej shteti, respektivisht qytetarët, deri në vitin 2025, do të jetë 600 milionë euro të reja.

Verica PAvlloska

Shpërndaj me