Verifikimi i dëmeve të mbjellave nga ngricat  e para dy javëve bëhet në mënyrë selektive. Kështu kritikojnë bujqit, të cilët thonë se Komisioni përkatës i Ministrisë së Bujqësisë madje nuk i njofton ata për orarin e vlerësimit të dëmeve në arrat e tyre.

Ata shprehen se tashmë kanë humbur durimin dhe arrat e tyre kanë filluar ti mbjellin sërish meqë spo kalon koha e mbjelljeve.

 As që është interesu dikush, i kemi digju si përher në televizion por ato janë përralla. Për të dytën herë i mbolla sepse shikoni…”.

 “Kemi pas tepër dëme, disa pemë kanë nxjerrë lule për të tretën herë disa janë tharë krejt ja një, dy tre ajo e pesta si i shihni. Presim diçka a do dalin nvizit a jo, nu e di. Sivjet edhe ato pak kokra që i kanë pasur u zhdukën krejt. I kam paraqitur në ministri para një javë, sepse të hënën kaloi afati, po a do vinë a nuk vinë nuk e di. Deri tani asgjë, vitin e shkuar i lajmëruam për subvencione, nuk pati”.

 “I lajmërova por nuk e di a do vinë a jo. Dje kishin qenë por nuk kam qenë aty komshiu disa i ka paraqitur disa jo. Çka do rinovoj kjo ka mbaruar më, kur e hap në mes mollën zi është ditë për ditë bien”. “Nuk kanë ardh këtu, atje kishin qenë këtu te ne jo, krejt kanë rra – u shprehen disa bujq.

Meqë deri më tani nga ministria e bujqësisë bujqit nuk kanë marrë asnjë ndihmë për dëmin që u shkaktua nga ngricat, ata kërkojnë që së paku ministria e bujqësisë të intervenojë sa më shpejtë me lëshimin e subvencioneve që të mund të rimëkëmbin dëmet e mëdha që pësuan nga ngricat.

Megjithë kërkesat e bujqve, të njëjtët duhet të presin javën që vjen, që Gjykata Kushtetuese të publikojë vendimin me të cilin shfuqizohen nenet e Kodit Zgjedhor dhe të Ligjit për pagesën e subvencioneve, që më pas Ministri i Financave të nënshkruajë ndarjen e tyre.

Nga ana tjetër, nga Kushtetuesja në seancën e ditës më parë, vetëm kanë vërtetuar tekstin e vendimit për pagesën e subvencioneve, ndërkohë paralajmërojnë se vendimi përfundimtar do të kumtohet ditëve në vijim.

Përndryshe, nëse ndodh mos lëshimi i subvencioneve këtë vit, duke parë edhe dëmet që janë shkaktuar në të mbjella, bujqit shprehen se çmimet e frutave dhe perimeve do të dyfishohen.

Bashkim Sulejmani

Shpërndaj me