Dikur tenistja numër një në botë Angelika Kerber ka dalë fituese e VTA turneut që u zhvillua në Sidnej të Australisë. Kerber në finale me rezultatin 2:0 në seta (6-4, 6-4), e mundi australianen Ashleigh Bartii. Për tenisten gjermane e cila në vitin 2016 e kishte fituar Australian dhe US Open, ishte kjo fitorja e parë në këtë sezonë. Për Kerber e cila mbante pozitën e 22 në renditjen e VTA-së, ishte kjo finalja e parë që nga Monterey, por në kohë të njëjtë ishte turneu I 11-të të cilin e fiton.

Shpërndaj me