Nga java e ardhshme, e deri në fund të vitit, 100 mijë shfrytëzues të rrjetit fiks të Telekomit të Maqedonisë do të fitojnë internet më të shpejtë. Këta shfrytëzues do të fitojnë zgjidhje hibride dhe shpejtësia e internetit do t’u rritet deri në 100 megabitë në sekondë. Risi është vendosja e shërbimit – Telekom Safe Net, i cili do t’i mbrojë shfrytëzuesit nga softuerët dashakeq, vjedhja e të dhënave personale, viruseve ose sulmeve të hakerëve gjatë kërkimit në internet përmes rrjetit celular. Ndryshe, Telekomi gjatë tre viteve të ardhshme do të investojë 60 milionë euro për të sendërtuar rrjetin celular që të gjithë shfrytëzuesit të mund të arrijnë shpejtësi për shkarkim prej më shumë se 500 megabitë në sekondë.

E paralajmërojmë evolucionin e radhës „Giganet“ për internet të shpejtë fiks dhe celular në Maqedoni. Sot gjatë testimit arritëm shpejtësi prej mbi 500 megabitë në sekondë në rrjetin celular. Në këtë moment për 30 për qind të amvisërive mund të sigurojmë internet përmes kabllos optike me shpejtësi prej një gigabiti në sekondë. Nuk ofrojmë vetëm shpejtësi por edhe siguri dhe nga e hëna rrjeti ynë më i shpejtë do të jetë edhe më i sigurt. Do t’i pengojmë softuerët e rrezikshëm që të mbërrijnë deri te shfrytëzuesit- tha Andreas Elsner, drejtor ekzekutiv i Telekomit të Maqedonisë.

Shpërndaj me