Shefja e diplomacisë së BE-së, Federika Mogerini nesër sërish do t’i mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor. Temë e të cilit takim pritet të jetë Strategjia për Zgjerimin e BE-së, që pritet të publikohet në shkurt. Në këtë takim do të merr pjesë edhe kryeministri i vendit Zoran Zaev, të cilit ekspertët i sugjerojnë që të ketë një paraqitje bindëse se vendi do t’i realizojë reformat, në mënyrë që sa ë shpejtë t’i fillojë negociatat për anëtarësim.

Pa dyshim se në takimin me Mogerinin do të bëhet fjalë për Strategjinë për Zgjerim të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Ky takim është tregues I qartë I mobilizimit të BE-së për zgjerim në Ballkanin Perëndimor, gjë që nuk e kemi parë tashmë një kohë të gjatë. Pikërisht për këtë Maqedonia nuk duhet ta lëshojë këtë shanse dhe duhet ta bind Përfaqësuesen e Lartë, Mogerini se është e angazhuar fortë në zbatimin e reformave të nevojshme – deklaroi Darko Malinovski, Istituti për Politikë Evropiane .

Sa i përket Maqedonisë, ashtu siç theksoi edhe euro-komesari Han, viti i ardhshëm do të jetë kyçe për atë që do të ndodhë. Nëse duam ta zëmë trenin, në të cilin tashmë kanë hypur Serbia dhe Mali i Zi, si vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor që i kanë filluar negociatat, mendoj se pikërisht reformat kanë rëndësi kyçe. Pra anëtarësimi në BE nuk është vetëm politikë e jashtme, por para së gjithash politikë e brendshme e shteteve – u shpreh Goran Llazarov, Qendra për Strategji “Eurothink” .

Goran Llazarov nga Qendra për Strategji “Eurothink” thotë se takimi është shumë pozitiv, derisa vetë formati është sinjal se BE-ja synon të zgjerohet në gjithë rajonin. Ndërkaq, Darko Malinovski nga Instituti për Politikë Evropiane porosit që me vëmendje të ndjekim deklaratat e Mogerinit.

Është dëshmi se marrëdhëniet e mira fqinjësore do të jenë një nga faktorët më të rëndësishëm për anëtarësimin e gjithë rajonit në BE. Dhe mendoj se pikërisht në këtë po punohet në këto takime, ku marrin pjesë liderët e gjithë Ballkanit Perëndimor – theksoi Goran Llazarov, Qendra për Strategji “Eurothink” .

Duhet ta kemi parasysh se Federika Mogerini është Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe për këtë arsye duhet me vëmendje t’i dëgjojmë deklaratat e saja, të cilat mund të kenë edhe rëndësi gjeopolitike – tha Darko Malinovski, Istituti për Politikë Evropiane .

Sipas informatave nga Brukseli, para darkës së përbashkët joformale me kryeministrin e Maqedonisë, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjë- Hercegovinës, Malit të Zi dhe Kosovës, Mogerini do të ketë takime dypalëshe me secilin prej tyre.

Anesa Salihu

Shpërndaj me