Magazina “Forbs”, shpalosi listën e skuadrave të NBA-së, me më shumë të ardhura në vitin 2016, ku për herë të dytë me radhë,  në vendin e parë është skuadra nga Nju Jorku. Skuadra e Nju Jorkut, në vitin 2016 ka përfituar 3.3 miliard dollarë dhe ka zmadhuar vlerën për 10 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Nju Jork Niks qëndron para Los Anxhelos Lejkers me 3 miliardë dollarë dhe Golden Stejtit me 2.6 miliardë dollarë. Ndërkohë skuadra e fundit në listën e magazinë amerikane “Forbs’ është ajo e Nju Orlinsit, me 750 milion dollarë të ardhura në vitin 2016.

 

Shpërndaj me