U anulua debati në Gjykatën Supreme rreth ligjshmërisë së vendimit të Gjykatës Penale që mos e ngrijë pasurinë e selisë së VMRO-DPMNE-së. Bëhet fjalë për rastin “Talir” që ka të bëjë me financimin e VMRO-DPMNE-së. Nga Prokuroria Speciale nuk saktësuan se cila është arsyeja e anulimit. Shkurt theksuan se problemi është i natyrës teknike. Ekipi i Janevës përmes kërkesës deri tek gjykata më e lartë kërkon që gjykatësit suprem ta rishqyrtojnë vendimin e kolegëve të tyre nga Gjykata Shkupi 1.

Sot këtu ishim për shkak të dy kërkesave për mbrojtjen e ligjshmërisë që i kishim dorëzuar kundër vendimeve të Gjykatës Penale për të cilat vlerësuam se janë të paligjshme dhe prandaj kërkojmë që Gjykata Supreme ta rishqyrtojë ligjshmërinë e tyre. Njëra seancë u mbajt, tjetra u anulua, do të vazhdojmë të hënën – deklaroi Lençe Ristovska – PSP.

Para gjykatësve suprem sot u gjet edhe marrëveshja e Zvonko Kostrovskit, i vetmi që u gjykua për spiunim në rastin Puçi. Prokurorja Fatime Fetai theksoi se në marrëveshjen me Kostovskin nuk ka vepër penale “spiunim”.

Kjo është njëjtë sikur ta gjykosh ndonjë njeri për veprën penale mashtrim me atë që do të pohosh se ndonjë njeri i panjohur është mashtruar të bëj diçka në dëm të pronës së tij ose dikë tjetër – tha Fatime Fetai – PSP.

Në rastin Puçi, Zvonko Kostovski e pranoi fajin. U morr vesh me Prokurorinë Publike me të cilën atëherë udhëhiqte tashmë i shkarkuari Marko Zvërlevski. Kostovski ishte dënuar si ndihmës, ndërsa kryerësit kryesor nuk u dënuan. Në janar PSP-ja e tërhoqi aktakuzën për rastin Puçi.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me