Reprezentacioni i Suedisë do të marrë pjesë në Kampionatin botëror të futbollit në Rusi në vitin 2018. Suedezët mbrëmë në Milano luajtën baras 0:0 kundër Italisë dhe me rezultat të përgjithshëm 1:0 shkojnë në Mundial. Italia e cila është kampione e katërfishtë e botës për herë të parë pas 60 viteve nuk do të jetë pjesë e tubimit planetar të seleksioneve më të mira botërore. Për herë të fundit kjo ndodhi në vitin e largët 1958. Në revanshin e plej-ofit mbrëmë në “San Siro”, italianët tentuan ta depërtojnë mbrojtjen e fuqishme suedeze, por edhe krahas dsia mundësive, nuk shënuan gol. Mundësia e fundit e mirë u dështoi në vetë finishin, kur lojtari rezervë, Stefan El Sharavi për pak do të shënonte. Tentuan nikoqirët në fund edhe me portierin Xhanluixhi Bufon në sulm, por mbetën pa golin e dëshiruar.

Shpërndaj me