Italianët nuk arritën të shkonin më shumë se barazimi 0-0 ndaj Suedisë në “San Siro”, duke mos e përmbysur humbjen 1-0 të ndeshjes së parë.Kjo është hera e parë pas 60 vitesh që Italia nuk do të jetë pjesë e fazës finale të një Botërori, ndërsa Gianluigi Buffon nuk do të ketë mundësi të luajë Botërorin e tij të gjashtë. Italia deri më tani nuk kishte luajtur vetëm në botërorin e 1930 në Uruguai dhe 1958 në Suedi, kur nuk u kualifikuan. Nga ana tjetër Suedia nuk ishte kualifikuar në dy botërorët e fundit. Fitues më i madh nga kjo ndeshje Itali – Suedia, doli Kroacia e cila tani do jetë në vazon e dytë. Pas kësaj ndeshje sipas renditjes së FIFA, bartës në shortin për botëror do të jenë:- Rusia, Brazili, Belgjika, Gjermania, Polonia, Portugalia, Franca dhe Argjentina. Emrat e tri kombëtareve të fundit të cilat do të luajnë në botërorin e ardhshëm do ti mësojmë, pas zhvillimit të ti ndeshjeve të mbetura të balotazhit. Sot ( e martë) Irlanda – Danimarka (0:0), të mërkurën Australia – Hondurasi (0:0) dhe të enjtën Peru – Zelanda e Re (0:0). Shorti për grupet e botërorit Rusia 2018 do hedhet më 1 dhjetor në Moskë.

Ja si duken vazot për momentin:-

Vazoja 1: Rusia, Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca

Vazoja 2 : Spanja, Kroacia, Anglia, Kolumbia, Meksika, Uruguai, Zvicra, Peru (?)

Vazoja 3: Suedia, Islanda, Kosta rika, Tunizi, Egjipti, Irani, Senegali, Danimarka ose Irlanda

Vazoja 4: Serbia, Nigeria, Japonia, Panama, Maroku, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Australia (?), Zelanda e re ose Hondurasi

Shpërndaj me