Protesta e fermerëve është pezulluar deri të mërkurën kur edhe presin marrjen e subvencioneve të premtuara. Nëse kompetentët i manipulojnë ato japin paratë, atëherë fermerët do të vendosin mbi formën e shprehjes së pakënaqësisë së tyre. Kryetari i Federatës së Fermerëve Nikolla Stamenov thotë se Ministria e Bujqësisë i ka njoftuar  se gjatë ditës së sotme pritet zyrtarisht të fillojë punën drejtori i ri i Agjencisë për nxitjen dhe zhvillimin e Bujqësisë, Igor Zllatkov. Sipas paralajmërimeve të Ministrisë dhe vendimit të Anti-korrupsionit, nuk ka më asnjë pengesë për të bërë pagesën e subvencioneve. Zllatkov në një deklaratë telefonike për Alsat tha se stafi tashmë ka përgatitur listat për pagesën e subvencioneve, dhe në ditët e ardhshme pritet që parat të transferohen në llogaritë e tyre.

Alsat-M

 

Shpërndaj me