Suad Sahiti edhe sezonin e ardhshëm do të paraqitet në fanellën e Rabotniçkit. Drejtuesit e “romantikëve” kanë vazhduar bashkëpunimin me talentin e futbollit për edhe një vit, deri në vitin 2018. Edhe pse kishte paralajmërime për oferta të ndryshme nga Kroacia dhe Kazakistani, Sahiti mbretet pjesë e Ligës së Parë në Maqedoni. Sahiti pjesën e parë të sezonit shënoi dy gola në 18 ndeshje, ndërsa rastin e parë që të përmirësojë këtë bilans do të ketë të shtunën, kur Rabotniçki është myasfirë i Makedonisë në lagjen Gjorçe Petrov.

Shpërndaj me