Qeveria do ta ndryshojë modelin e subvencionimit të ndërmarrjeve të huaja edhe atyre vendore. Investitorët do të marrin ndihmë shtetërore varësisht prej rrogës që do t’ua paguajnë punëtorëve. Kurse, të gjitha kompanitë që tanimë punojnë në Maqedoni, ose që do të investojnë në të ardhmen, do të kenë rregulla të reja për beneficionet të cilat i jep shteti.

Nuk është zgjidhje kuadrin me arsim të lartë ta mbani për 20 deri në 30 mijë denarë rrogë, dhe në këtë rast ju jeni të subvencionuar dhe nuk ka nevojë për subvencionim shtesë. Por, nëse paguani rrogë dinjitoze, atëherë do të ju subvencionojmë – deklaroi Koço Angjeshev, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Subvencione plotësuese do të ketë edhe për kompanitë të cilat qendrat e tyre inovative do t’i ndërtojnë në Maqedoni, ndërsa ndihmë shtetërore paralajmërohet edhe për ata që në përqindje të caktuar do të blejnë produkte maqedonase për prodhimtarinë e tyre.

 Unë personalisht angazhohem që sa më shumë kuadro të inxhinierëve dhe të arsimit të lartë të punësohen dhe të njëjtit t’i mbajmë, ku përveç pagave më të larta do t’u hapim edhe perspektivën – tha Avram Stojçevski, kryetarë i Asociacionit të industrisë automobilistike në Maqedoni.

Ndryshe, në vend të promotorëve ekonomik deri më tani, në të ardhmen qeveria planifikon të dërgojë atashe ekonomik në të gjitha ambasadat e Maqedonisë në botë. Deri më tani të gjitha kompanitë e huaja që investonin në zonat e lira ekonomike kishin lirim 10 vjeçar nga pagesa e tatimit të fitimit, tatimit personal, janë liruar nga dogana gjatë importit të materialit për përpunim e kështu me radhë. Këto volitshmëri, sipas Angjuishev do të vlejnë edhe më tej.

Vercia Pavlloska

 

Shpërndaj me