Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot u bëri thirrje aleatëve evropianë dhe Kanadasë që të vazhdojnë me rritje të shpenzimeve në sferën e mbrojtjes. Thirrja vjen në moment kur Aleanca i zgjeron qendrat e saj komanduese si përgjigje ndaj aktiviteteve të Rusisë.

“T’i mirëmbajmë vendet tona të sigurta, na nevojiten më shumë shpenzime ushtarake, investime në kapacitetet kyçe dhe forca për misionet dhe operacionet e NATO-s”, deklaroi Stoltenberg.

Në takimin e NATO-s në Bruksel, ministrat e mbrojtjes do të publikojnë hapje të së dy qendrave të reja komanduese, që do t’i përfshijnë rrugët transatlantike për komunikacion detar, si dhe logjistikë dhe transport në Evropë.

Shpërndaj me