Sipas marëveshjes në mes Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe skuadrave të Ligës së Parë, sot u hodh shorti për caktimin e arbitrave të përballjeve të javës së parë pranverore. Sfidën në stadiumin “Telekom Arena” në mes Vardarit dhe Shkupit do të drejojë Aleksandar Stavrev, ndërsa përballjen në Tetovë, Shkëndija – Sileksi do të jetë nën drejtim të arbitrit Stojançe Stojanov nga Shtipi. Derbin e Pelagonisë,  Pobeda – Pelisteri, që do të zhvillohet në Strumicë, do të drejtohet nga Dimitar Meçkarovski. Në lagjën Gjorçe Petrov në Shkup, sfidën në mes Maqedonisë dhe Rabotniçkit do të drejtohet nga Marjan Markoski. Dhe në takimin në Shtip, në mes Bregallnicës dhe Renovës, arbitër kryesor do të jetë Dejan Jakimovski. Java e parë e stinorit pranveror , do të zhvillohet të dielën në orën 14.00.

Shpërndaj me